Policia Bashkiake në Durrës ka zhvilluar sot një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, pavarësisht se automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë Bashkiake.

Kjo e fundit kërkon që të disiplinojë qarkullimin në rrugët brenda qytetit, prandaj dhe gjobat nuk i ka kursyer.

Postimi i Policisë Bashkiake Durrës:

Të kesh një mjet luksoz 🚗 apo me targa të huaja, nuk te jep të drejtë të parkosh 🅿️në kundravajtje apo në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur nga bashkia Durrës. ❌

RespektoniKodinRrugor

TëRespektojmëTëdrejtatENjëriTjetrit 🧍‍♂️🧍

PoliciaBashkiakeNëDetyrë👮🏻‍♂️👮🏻

RaportoNë052232250 ☎️