Policia e Durrësit jep detaje mbi vrasjen e dyfishtë mbrëmë rreth orës 20:45, në lagjen Nr.3, Rruga ”Egnatia”. Në drejtim të automjetit tip BMW X5, me targa AA 292 IH, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik, ku kanë gjetur vdekjen e menjehershme shoferi dhe pasagjeri, konkretisht shtetasit:

•Ervin Kodra 33 vjeç, banues në Durrës;

•Endri Çaushaj25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë, me drejtues dhe në pronësi të viktimës Ervin Kodra është qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 33 copë gëzhoja model.56, kalibër 7.62 mm;

-mjeti me targa AA 292 IH.

Shtetasi Ervin Kodra ka qenë person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e  krimeve kundër personit dhe në trafikun e drogës.

Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë shoqëruar 46 persona dhe vazhdon puna për zbardhjen e motiveve dhe dokumentimin e plotë ngjajres. “Ju informojmë se  Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punojnë intensivisht për identifikimin  dhe kapjen e autorëve”, bën të ditur policia.