Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durres në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar sot dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë nga Porti i Durrësit duke sekuestruar 207 kg kanabis sativa ne një autobus.

Ne pranga ra drejtuesi i autobusit, Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, banues në Tiranë dhe policia shpalli në kërkim pronarin e mjetit që transportonte lëndën narkotike, E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.

Por pasdite ka reaguar vetë pronari i autobusit, përmes avokatit mbrojtës të tij.

E.S pronar i mjetit tip autobus, i cili është ndaluar nga shërbimet e policisë mbrëmjen e datës 14.06.2017, në portin e Durrësit, deklaron:

Letra e plotë:

Jam njohur nëpërmjet medias mbi ngjarjen e cituar më sipër dhe lajmin se jam shpallur në kërkim nga policia.

Sa më sipër deklaroj se jam tatimpagues i rregull dhe agjenci serioze në fushën e transportit ndërkombëtar.

Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen dhe jemi në dispozicion të organeve ligj zbatuese.
Deri në këtë moment nuk jam kontaktuar nga organet e policisë apo prokurorisë në lidhje me këtë problem. As në selinë e shoqërisë as në banesë dhe as nëpërmjet telefonit.

Mbetem në dispozicion në çdo moment për sqarimin e kësaj çështje.

E.S

Përfaqësuar nga Av. Krenar Bardhi.