Policia e Durrësit ka goditur një grup të miturish, autorë të dyshuar për një sërë vjedhjesh, kryesisht në zonën e plazhit.
Pas hetimeve të gjata, efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve, procedimin penal të 3 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të anëtarit të 7-të të bandës së hajdutëve.
Gjithashtu janë zbardhur dhe dokumentuar një seri vjedhjesh, të kryera nga ky grup, i cili në pjesën dërrmuese të tij përbëhet nga adoleshentë 15-18 vjeçarë. Grupi i adoleshentëve hajdutë kishte si pikësynim të tij kryesisht vjedhjen e marketeve dhe dyqaneve, ndërkohë që në çdo vjedhje përdornin maska, shalle etj për të evituar identifikimin e tyre nga policia apo kamerat e sigurisë së zonës ku kryenin vjedhjet.
Policia e Durrësit bën të ditur se janë arrestuar shtetasit:
- F.SH 20 vjeç, banues në Durrës;
- V.Gj.16 vjeç, banues në Durrës;
- M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.
Ndërkohë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
- A.M.15 vjeç, banues në Durrës;
- L.B. 15 vjeç, banues në Durrës;
- E. B.18 vjeç, banues në Durrës.
Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit E.K. 17 vjeç, banues në Durrës.
Vjedhjet e kryera nga banda e hajdutëve
Policia e qytetit bregdetar sqaron se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme:
- 1. Më datë 18.01.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur materiale në shkollën "9-vjeçare.
- 2. Më datë 25.02.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit E.B.
- 3. Më datë 25.02.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit F.A.
- 4. Më datë 25.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit I.M.
- 5. Më datë 26.02.2018 dyshohet se kanë vjedhur marketin në pronësi të shtetasit M.Q.
- 6. Më datë 26.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur marketin në pronësi të shtetasit Q.H.
- 7.Më datë 27.02.2018, në lagjen Nr.13 kanë tentuar të vjedhin me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit Sh.A.
Grupit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e cilësinë provave materiale:
- • një mjet tip Toyota;
- • sende që i përdornin për kamuflim, maska, shall.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim", parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.





