Policia e Durrësit ka vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes, autorin e plagosjes me thikë të një 52-vjeçari në lagjen nr.18.
Sipas policisë, i plagosuri S.Dh. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori B.Xh. 36 vjeç është ndaluar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.08.2018, rreth orës 20:50, në lagjen nr.18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S.Dh. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.





