Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para për vdekjen e 50-vjeçarit Arben Qose nga Sukthi, ndërsa ishte duke peshkuar në lumen Erzen.
“Në fshatin Hidrovor, Hamallë shtetasi A.Q.50 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth teksa po peshkonte me rrjetë peshku të lidhur me litar në majën e një tubi metalik ka rënë në kontakt me tension e mesëm dhe ka ndërruar jetë. Nga ana jone menjëhere u ngrit grup hetimor në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë dhe perfaqësues të OSHEE – së Shijak, Durrës dhe eksperti mjeko – ligjor, i cili kreu veprimet me kqyerje të vendngjarjes dhe trupit të shtetasit A.Q. ku nuk konstatohen shenja dhune, plagë apo dëmtime trupore”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.





