Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke thyer xhamin e një automjeti, me qëllim për ta vjedhur.
U arrestua shtetasi G. Ll., 40 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, teksa autori është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, duke thyer xhamin e një automjeti, me qëllim vjedhjen.