Policia e Durrësit zhvillon plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e brendshme dhe përreth shkollave.
Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.
Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.





