Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës por çdo ditë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Janë kryer dhe vijojnë të kryhen kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në fundjavë, si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas, mes tyre edhe shtetas të huaj, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pa leje drejtimi.

Janë vendosur 752 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 75 leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me masë administrative për OASH 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

janë ndëshkuar 152 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

janë vendosur 752 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.