Në datë 2 prill nisi operacioni për prishjen e gropave të gëlqeres dhe guroreve, të cilat ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjëshme në zonën e mbrojtur të rrethit Krujë. Sot, pas 3 ditë pune në terren inspektorët e policisë, ata të Drejtorisë së Mjedisit Durrës dhe IKMT-së është bërë bilanci i këtij aksioni. Në total janë prishur dhe mbyllur 34 gropa gëlqere dhe 12 gurore.

"Sot më datë 04.04.2019, nën mbikëqyrjen e Ministrit të Mjedisit dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, konkretisht Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Komisariatit të Policisë Krujë, Stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe FNSh-së Tiranë, u prishën 4 furrat e fundit të gëlqeres në zonën Halil.

Gjithashtu u morën masa për prishjen dhe largimin e pikëgrumbullimeve të mjeteve motorike të përdorura, të cilat ushtrojnë aktivitetin buzë rrugëve.

Theksojmë se në vazhdimësi do të vazhdojë prishja e pikëgrumbullimeve të mjeteve motorike të përdorura, të cilat e ushtrojnë aktivitetin buzë rrugëve.

Përfundimisht gjatë periudhës 02.04.2019-04.04.2019, Policia e Shtetit mbështeti Inspektoriatin e Mjedisit dhe IKMT -së, në aksionin e saj për prishjen dhe mbylljen e 34 gropave të gëlqeres dhe 12 guroreve",- njofton policia e Durrësit.