Specialistët për Krimet në Durrës po punojnë për gjetjen e 15-vjeçares me iniciale S.L., banuese në Arapaj.

Ajo është larguar nga banesa dy ditë më parë në drejtim të paditur. Ka qenë babai i adoleshentes, shtetasi B.L. 43 vjeç, që është paraqitur në polici një ditë më parë për të bërë denoncimin.

Sipas tij, 15-vjeçarja i është larguar nga banesa, më datë 14 nëntor rreth orës 15:30.

Ndërkohë që vijon puna për gjetjen e saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.