Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-vjehrrës së saj.
Burimet zyrtare njoftojnë se e reja ka hyrë me dhunë në banesën e ish-vjehrrës dhe e ka goditur me sende të forta dhe për pasojë kjo e fundit ka përfunduar në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.