Policia e Durrësit është vënë në kërkim të një vajze 23 vjeçe, pas denoncimit nga ana e nënës së saj.
“Më datë 21.04.2017, shtetasja A.S., 49 vjeçe, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja E.S., 23 vjeçe”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Ndërkohë ka nisur puna për gjetjen e saj, ndërsa rrethanat dhe arsyet e largimit të të resë janë ende të paqarta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





