Efektivëve të rendit në terren u janë shpërndarë fotot e pedofilit të denoncuar një ditë më parë nga një video e xhiruar nga një qytetar në një nga urbanët e qytetit të Durrësit.
Lajmi konfirmohet për DurrësLajm nga burime zyrtare të policisë së qytetit bregdetar.
Në pamjet filmike që bënë xhiron e medieve dhe portaleve online duket qartë pedofili që i është ngjitur një vajze të vogël në linjën Durrës-Currila dhe kryen veprime të pështira me të miturën.
Policia e Durrësit, pas këtij denonimi në media ka nisur punën për identifikimin dhe shoqërimin e këtij personi.
K.H.





