Policia e Durrësit ka qenë paraditen e sotme në ndjekje të një shtetasi të shpallur në kërkim.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se ndjekja e personit që lëvizte me makinë ka vijuar në zonën e plazhit e deri në Shkozet, ku mësohet se i shpalluri në kërkim ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë.
Policia ka nisur kontrollet në shtëpitë, biznese dhe godinat e braktisura rreth e rrotull për të rënë në gjurmët e këtij shtetasi.
Nuk dihet ende nëse operacioni i policisë është finalizuar me sukses apo i shpalluri në kërkim ka mundur t’u largohet efektivëve.
Pamjet filmike dhe fotot e realizuara nga Denis Simaku dëshmojnë momente nga aksioni i policisë në zonën e plazhit dhe Shkozetit.





