Një automjet tip Audi 4 ka futur në telashe një 41-vjeçar nga fshati Hardhishtë, Shijak.

Policia e Durrësit pas verifikimeve të nevojshme ka konkluduar se mjeti në fjalë, i futur në vendin tonë në datë 12 qershor 2016, rezulton i vjedhur në Itali në mars të vitit të kaluar.

Këtë mjet, 41-vjeçari D.Sh. ia ka shitur shtetasit nga Manza, I.B.

Shtetasi D.Sh. ka kaluar për ndjekje penale, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen e Audi-t të vjedhur.