Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit F.H. 47 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli i ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës – Kanalizimeve Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës në biznesin e tij në lagjen nr. 13 Durrës u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrrimi i rrjetit të ujësjellësit", parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.





