Lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në Hamallaj, policia njofton se veç gardistit Martin Nikolla, është arrestuar edhe një nga anëtarët e familjes së tij që u përfshi në konflikt me familjen tjetër.
Ndaj tyre rëndojnë 3 akuza: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia Durrës:
Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie,
duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje).
Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”,





