Një grua në moshë të thyer po procedohet penalisht nga policia e Durrësit, pasi 72-vjeçarja akuzohet për rilidhje të energjisë elektrike, pas ndërprerjes që i është bërë nga OSHEE.

Policia njofton se gruaja 72-vjeçare A.L., banore e lagjes nr.18 në Durrës, rezulton debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Punonjësit e OSHEE-së ia kanë ndërprerë disa herë furnizimin me energji, por po kaq herë 72-vjeçarja e ka rilidhur atë.

Në këto kushte, punonjësit e OSHEE-së kanë denoncuar rastin në polici dhe kjo e fundit ka nisur procedimin penal ndaj gruas së moshuar.