Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me grabitjen dhe dhunimin e kambistit Naim Musait. Sipas bluve, Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasot Naim Musai, 63. vjeç, i kanë vjedhur çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2020, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.





