Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku u mbyt një minoren në zonën e Kënetës.

Policia raporton se “më datë 12.06.2018, në lagjen nr. 15/1, tek vaskat e peshkimit Durrës është gjetur i mbytur fëmija L. L. 12 vjeç.

I mituri ishte larguar dje pasdite nga banesa dhe familjarët kishin nisur kërkimet.

Policia është lajmëruar sot në mëngjes kur fëmija është gjetur i mbytur”.

Blutë shtojnë se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

“DurrësLajm” raportoi më herët lajmin se viktima Leonardo Lica kishte shkuar për t’u larë tek ish-vaskat e peshkut dhe aty ka humbur jetën duke u mbytur në ujë. Kanë qenë banorët e lagjes ata që e kanë gjetur pranë vaskave si edhe rrobat e djalit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.