Policia e Durrësit ka reaguar mbi rastin e 14-vjeçares që u largua një ditë më parë nga banesa dhe u gjet në kryeqytet. E mitura u gjet mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1., në gjendje të mirë shëndetësore dhe deklaroi se ishte larguar me vullnet, nga banesa.
Njoftimi i policisë Durrës:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pas kryerjes së veprimeve procedurale për rastin e largimit nga banesa, ditën e djeshme, të një shtetaseje 14 vjeçe, banuese në Durrës.
14-vjeçarja u gjet mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1., në gjendje të mirë shëndetësore dhe deklaroi se ishte larguar me vullnet, nga banesa.
Veprimet procedurale për rastin u kryen në prani të nënës së të miturës (e cila kallëzoi dje, largimin e vajzës, nga banesa) dhe psikologut të DVP Durrës.





