Policia e Durrësit njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit tip “Benz”, shtetasin I.D. 36 vjeç, banues në Shijak, i cili shkaktoi aksidentin me vdekje tek “4 rrugët”.

Policia bën të ditur njëkohësisht se viktimë e aksidentit tragjik mbeti shtetasi A.K. 50 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 22.11.2018, në vendin e quajtur " Katër rrugët " Shijak, shtetasi I.D. 36 vjeç, banues në Shijak duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin me biçikletë A.K. 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.