Një ditë pas publikimit të një videoje të dhimshme, kur një qen tërhiqej zvarrë nga një automjet me targa të Durrësit, policia e qytetit bregdetar ka shoqëruar në komisariat autorin e këtij akti mizor. (shih http://durreslajm.com/lifestyle/llahtarisen-qytetar%C3%ABt-n%C3%AB-durr%C3%ABs-ja-%C3%A7far%C3%AB-t%C3%ABrheq-zvarr%C3%AB-makina-n%C3%AB-mes-t%C3%AB-dit%C3%ABs-video)
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Barjami 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Në videon e bërë publike nga portali Jetaoshqef, automjeti tip Ford me targa DR 7980 D, tërhiqte në pjesën e pasme të makinës një qen të gjorë, ndërsa automjeti lëvizte me shpejtësi.
Policia e Durrësit deklaron se materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vlerësim.
Në të njëjtën kohë, Policia falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garanton se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi.





