Policia e Durrësit po punon për kapjen e shtetasit V.B., 28 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.
28-vjeçari është denoncuar në polici nga një fqinjë e tij. Sipas policisë, më datë 25 shkurt, ora 19: 00, ka bërë kallëzim shtetësia, E.C. 18 vjeçe, banuese në Sukth I Ri, Durrës, pasi më datë 23.02.2017, shtetasi V.B. ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mësipërme.
"Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" parashikuar në nenin 102 të Kodit Penal" njofton policia e Durrësit.





