Zbardhet e vërteta e historisë lidhur me videon e filmuar në Durrës dhe publikuar në mediat online, ku dukej një grua në moshë të thyer teksa zbriste nga dritarja e banesës në kat të dytë.
Fillimisht u tha se gruaja dhunohej nga i biri, por policia e Durrësit, në një sqarim thotë se ajo vuan nga skleroza dhe nuk kishte çelës për të hyrë në shtëpi.
NJOFTIMI I POLICISE:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Sqarim.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku paraqitet një grua duke zbritur nga dritarja e një apartamenti, sqarojmë se:
Zonja që paraqitet në video jeton me të birin në një banesë. Ky I fundit kishte dalë nga banesa dhe nëna nuk kishte çelës të derës kryesore.
Uniformat blu kanë shoqëruar të dy personat e lartpërmendur dhe nuk është konstatuar që e ëma të jetë dhunuar nga I biri.
E ëma vuante nga skleroza.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon çdo shtetas për sensibilizimin e paraqitur në raste të tilla duke ju garantuar se uniformat blu nisur nga rastet konkrete do zbatojnë procedurat ligjore.





