Një sasi e konsiderueshme parash është vjedhur nga një kompani që i ka zyrat në kilometrin e 5-të autostradës Durrës-Tiranë.
Burime kofidenciale nga policia e Durrësit, kanë bërë me dije se “në zyrën e financës kanë marrë 17.000 euro, 1.000.000 lekë (të reja) si dhe mjetin tip “Citroen”, me targë AA027PS, që ishte i parkuar në parkingun e firmës”, raporton Syri.net.
Firma e vjedhur merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushëse, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi. Ende nuk ka asnjë arrestim lidhur me rastin.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me rastet, ndërsa tani, çështjen po e ndjek Prokuroria e qytetit bregdetar.





