Policia e Elbasanit, ka shtuar patrullimet në akset rrugore të njohura si burim aksidentesh.

Me anë të një njoftimi, thuhet se masat janë në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset.

Njoftimi:

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, kryesisht nga akset “Librazhd-Elbasan dhe “Papër-Elbasan”.

Prania shtesë e shërbimeve në terren, dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë dhe me patrulla të lëvizshme, me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Policia Rrugore e DVP Elbasan është tërësisht e angazhuar për sigurinë rrugore, dhe në këtë kuadër i fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.