Policia po e kërkon gjithandej, ndërsa Stresi poston selfie me skafandë nga ashensori.
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, në emrin e artit ndryshe Stresi, po kërkohet nga policia si organizator i protestës së vrasjes së Klodian Rashës. Edhe ditën e sotme reperi nuk i ndahet protestës, i cili me anë të një fotoje në Instagram, shihet në ashensor me një skafandër në dorë.
Krahas fotos, Stresi ka publikuar edhe njëherë letrën që i dërgoi babait të Klodian Rashës, Qazimit. Ai shkruan se vrasja e Klodianit, tashmë nuk i përket vetëm familjes, por gjithë shqiptarëve të cilët nuk po përdorin Klodianin, por përkundrazi, po mbrojnë të ardhmen e shqiptarëve.





