Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës. Ai është ndaluar në hyrje të televizionit T7, ku ishte i ftuar në emision. Haradinaj nuk ka pranuar të transportohet me veturë te EULEX-it, por vetëm me të Policisë së Kosovës.

Haradinaj tha se ai do t’i dorëzohet vetëm pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe se Gjykaten Speciale nuk e njeh dhe do të punojë gjithmonë kundër kësaj gjykate.