Policia që po heton ekzekutimin fatale të CEO-s së një kompanie amerikane në Nju Jork ka shkuar në Gjeorgji, për të gjetur vrasësin, pasi dyshohet se ai mund të fshihet në këtë vend.
Brian Thompson, CEO i kompanisë së sigurimeve “UnitedHealthcare” u qëllua disa herë javën e kaluar në Midtown nga një person i armatosur që u largua dhe nga pamjet u duk sikur u largua me autobus jashtë qytetit.
Burime të zbatimit të ligjit thanë për CBS News, se oficerët janë dërguar në shtetin jugor dhe në ndalesat përgjatë rrugës së autobusit.
Kërkimi ka hyrë në ditën e 5-të të hënën, megjithëse policia nuk ka zbuluar as emrin dhe as motivin e të dyshuarit, i cili u fotografua disa herë nga kamerat e instaluara në rrugë me maskë.
Pjesa më e madhe e aktivitetit të policisë është përqendruar në Central Park të Nju Jorkut, i cili duket se ka qenë pjesë e rrugës së arratisjes së të armatosurit.
Imazhet e publikuara gjatë fundjavës tregojnë të dyshuarin të maskuar në pjesën e pasme të taksisë që shkonte lart në qytet për në terminalin e autobusëve të Autoritetit Portual pranë Washington Heights.
Ai nuk është parë në asnjë kamera duke dalë nga stacioni, kështu që supozohet se është arratisur me autobus.
Në të njëjtën mënyrë ai mbërriti në qytet, 10 ditë para të shtënave, me një autobus Greyhound me origjinë nga Atlanta.
Më pas ai u vendos në një bujtinë ku i zbuloi për një moment recepsionistit fytyrën e tij, duke i dhënë policisë imazhin e tyre më të qartë deri më tani.
Policia ende nuk ka asnjë dyshim për motivin e mundshëm të vrasjes së 50-vjeçarit, Brian Thompson. Një teori është se ishte një sulm ndaj sistemit të sigurimeve shëndetësore.
Në gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin shkruar fjalët “depozitoj”, “mohoj” dhe “vonë”.
Kjo i bën jehonë titullit të një libri që kritikon mënyrat se si siguruesit shmangin pagesën e dëmeve.
Vdekja e Thompson ka nxitur një përhapje në mediat sociale të njerëzve që ndajnë historitë e tyre rreth refuzimit të kujdesit shëndetësor nga firmat e sigurimeve.