Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në një kasolle. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku M.M dyshohet se është vetëvarur.

Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në një kasolle, shtetasi M. M., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.