Policia e Shtetit kremtoi sot 110- vjetorin e krijimit të saj. Me këtë rast, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit u zhvillua një ceremoni e veçantë. Në fjalën e rastit, drejtori i qarkut, Skënder Hita deklaroi se në këto vite, shumë është bërë për të ngritur imazhin e policisë.
Prefekti i qarkut Emiljan Jani përkujtoi të gjithë ata efektivë të policisë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.
Gjatë ceremonisë u nderuan me çertifikatë mirënjohjeje dhe karriere 6 efektivë dhe ish-efektivë të policisë. Efektivja Klaudia Brahaj, vajza e një polici të rënë në krye të detyrës, ka zgjedhur të ecë në gjurmët e të atit. Sot ajo ndihet krenare që është pjesë e kësaj familjeje të madhe.
Komisar Shefqet Bala, nënkomisar Euglent Shaba, inspektorët Petrit Gjoni, Avni Kokomani, Bujar Gerguti dhe Islam Carja ishin efektivët e policisë së Durrësit të vlerësuar me çertifikatë karriere.
M.B.





