Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit në media se një sulm kibernetik kishte sulmuar sistemet e tyre.

Përmes një njoftimi, uniformat blu bëjnë me dije se sistemet e tyre funksionojnë normalisht.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.