15 qytetarë janë proceduar nga Policia e Tiranës me pretendimin se morën pjesë në një protestë të paligjshme.

Protestuesit akuzohen për faktin se kanë bllokuar rrugën para drejtorisë së Policisë, ku po zhvillohet edhe tubimi, që prej dy ditësh.

Prej dy ditësh qytetarë, përfaqësues të shoqërisë po protestojnë tek Drejtoria e Policisë për lirimin e 23 te arrestuarve.

Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë.