Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili vendosi tritol në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar me armë zjarri në 2021. Burimet policore bënë të ditur se ditën e sotme, në zonën e Xhamisë, është kapur autori i dyshuar për tritolin e vendosur në Bar-Kafe në Lungomare pak ditë më parë. Autori me iniciale B.M 37 vjeç është nga Vlora (i përket pakices rome) dhe po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil dhe pasi e ka ndezur, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Bledar Birçaj u qëllua  me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit, ngjarje e ndodhur në 10 maj 2021.