Një shofer ka vdekur në vend, pasi u qellua me dhjetë plumba nga policia britanike.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.30, në autostradën e Bristolit, në Britani, ku siç shihet edhe nga fotot, një makinë është qëlluar me plumba nga të gjitha anët.

Daily Mail raporton se një nga dëshmitarët në vendngjarje ka deklaruar se drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u qëllua nga policia dhe më pas u nxor zvarrë nga makina.

“Ata e qëlluan, pesë, gjashtë apo dhjetë herë dhe më pas e nxorrën zvarrë nga makina”,- deklaroi dëshmitari në vendngjarje.

Autoritetet ndërkaq e kanë konfirmuar ngjarjen e rëndë, duke shtuar vetëm se nuk bëhej fjalë për ndonjë aksion anti-terrorist, por nuk kanë shpjegur ende arsyen se pse qëlluan në drejtim të personit që mbeti i vrarë në vend.