13nëntor 2015 – Ndër personat më të rrezikshëm në Shqipëri sipas policisë është Fatjon Bono, 25 vjeçari nga Pogradec i arrestuar sot në mbrëmje. Ai ishte në kërkim, i dyshuar për vepra të rënda penale si: Plagosje të rëndë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
“Më datë 13.11.2015, në Unazën e Re pranë një lokali nga ana e Forcës Posaçme “Shqiponja” është bëre e mundur kapja e personit në kërkim me rrezikshmëri të lartë. U kap shtetasi në kërkim: 1-Fation Bono, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec”,-thuhet në njoftimin e policisë. Bono cilësohet se ka qenë pjesëtar i një grupi me rrezikshmëri te lartë që njihet për aktivitetin kriminal, siç ishte ai i Gjin Nikës”, shtetas ky i vrarë më parë vitin e shkuar.
Më herët, Gjin Nika ka qenë i dyshuar për disa vrasje për kromin dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to. 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri automatik në muajin prill të 2014-s, bashkë me mikun e tij, F. Xhunga. Në atë periudhë, ndaj Nikës u ngritën dyshime edhe për vrasje të kryera me pagesë. Megjthatë, Bono nuk ka akuza të tjera të provuara, veçc atyre për të cilat ishte shpallur në kërkim.
/portali DurrësLajm/