Pas finalizimit të operacionit “Përsëritësi”, policia ka arrestuar dy persona.
Shtetasit M.J, 44 vjec dhe F.I, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë u ndaluan pasi kanë bërë një kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetër për një pronë. Bëhet fjalë për një objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë.
Ata akuzohen për fshehjen e të ardhurave, vepër penale e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë.
“Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.
Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha", “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe "Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I”, njofton policia.





