DURRËS, 19 nëntor 2014 – U arratis me kokën e vet, pa u sqaruar arsyet, të dielën, por u gjet nga forcat e rendit, pas dy ditësh adoleshentja nga Hamallaj.
Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u, të dielën, më 16 nëntor 2014, 18-vjeçari me iniciale D. K., nga fshati Hamallaj i bashkisë së Sukthit u ka deklaruar bluve me shqetësim të madh se rreth orës 2.30 të pas mesit të natës është larguar nga banesa e fejuara e vet me inicialet B. XH., 15 vjeçe.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bëri të ditur se të martën, më 18 nëntor 2014, ora 10.00, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve të saj adoleshentja e zhdukur.
Vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj.
U shpall në kërkim, të hënën, më 17 nëntor 2014.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





