Dalin pamjet e para nga operacioni i rradhës “Patrioti” i Policise se Shtetit ku në Elbasan në banesën e shtetasit Aleks Pepa, i shpallur në kërkim si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme eurosh.
Policia ka gjetur rreth 50 mijë euro, ndërsa hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për paratë e grabitura.
Dyshimet janë shtuar akoma më shumë pasi ato janë gjetur të fshehura brenda në frigorifer, ndërsa janë dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor.
Pak kohë më parë, prokuroria lëshoi urdhërarrest për Pepën nga Elbasani si të dyshuarin kryesor të grabitjes së 30 qershorit në Rinasit
Njoftimi i Policisë
Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private “Nazeri 2000”, ju informojmë se paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.
Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016.





