Policia e Kosovës ka gjetur rreth 50 çanta me koktej molotovi në një depo të Lëvizjes Vetëvendosje, në Termokosi në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për “Express” se policia është në proces të kërkimit, mirëpo ka konfirmuar se kanë gjetur rreth 50 çanta të mbushura me koktej molotovi dhe shishe të benzinës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe angazhimet e saj në garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike edhe gjatë zhvillimeve të parapara për sot, rreth orës 10:00, gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arritur të gjejë rreth pesëdhjetë (50) çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e përpunuar, vaj i zi dhe benzinë të përpunuar.