Gjenden armë dhe fishekë në zgavrën e një peme në Krujë, të cilat u sekuestruan ndërsa nuk dihet ende se kush i ka lënë aty.
Policia e Durrësit informon se: “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, gjetën në zgavrën e një peme, një armë zjarri pushkë dhe një sasi fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





