8 janar 2014 – Pasditen e djeshme policia ka mundur të gjejë armën e krimit, kallashnikovin me të cilin u vra 32 vjeçari Binjakaj dhe u plagosën 2 kushërinjtë e tij, 2 ditë më parë. Mësohet se automatiku është gjetur në një kazan plehrash jo shumë larg vendit të ngjarjes. Përgjatë gjithë natës së të hënës blutë kanë krehur zonën e Ujit të Ftohtë ku ndodhi ngjarja, deri në Radhimë, ku familja e 30 vjeçarit Kreshnik Nazëraj disponon një tjetër hotel. Burime të sigurta pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës, pohojnë se kërkimet më intensive po kryhen në Fier nga ku ka dhe origjinën 30 vjeçari, pasi ka dyshime të forta se ai është fshehur pikërisht në këtë qytet. Edhe dëshmitarë të ngjarjes, kanë deklaruar në polici se i riu është parë të largohet në drejtim të Fierit. Për këtë arsye, forca policie të Vlorës, në bashkëpunim me blutë e Fierit, janë mobilizuar në këtë qytet, ndërkohë që janë kontrolluar dhe banesa të të afërmve të tij. Grupi hetimor ka negociuar me familjarët e autorit duke i kërkuar që t'i bëjnë thirrje 30 vjeçarit të dorëzohet.
Policia gjen armën e krimit, të vrasjes te Uji i Ftohtë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





