Gjirokastër, 24 qershor 2014 – Në Lazarat dyshohet se është gjetur snajperi që ka plagosur në vitin 1998 Artan Didin, kreun aktual të Policisë së Shtetit.

Forcat policore kanë gjetur një snajper në një banesë në Lazarat, armë e cila dyshohet se i përket RENEA-s dhe është grabitur gjatë një aksioni që policia kreu në Lazarat në vitin 1998.

Gjatë këtij operacioni u plagosën 4 forca speciale, mes tyre dhe Artan Didi. Në vitin 1998, persona me armë bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Policia ndërhyri për të liruar aksin rrugor, por persona të armatosur u përgjigjën duke hapur zjarr ndaj policisë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/