Policia e Tiranës nuk po toleron makinat e luksit. Forcat e Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në Policinë e Tiranës kanë dalë në aksion për identifikimin, kontrollimin dhe sekuestrimin e automjeteve të vjedhura, e të trafikuara në vendin tonë. Sipas njoftimit të policisë, janë shoqëruar së bashku me shoferët disa automjete për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, për rregullsinë e tyre.

Aksioni vjen pak ditë pasi policia e Shkodrës sekuestroi 19 makina luksi, si dhe arrestoi disa persona. Makinat dyshohet se ishin të vjedhura në vende të ndryshme të BE-së, ndërsa pas ndryshimit të numrit të shasisë hynin në vendin tonë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

“Janë shoqëruar 20 automjete të modeleve të ndryshme, nga të cilat – 17 automjete janë lënë të lira menjëherë pas verifikimit në sistemin ASF2, pasi kanë rezultuar negative në këtë sistem. – automjete të markave “Audi, Q7”, “BMË, Seria 5” dhe një “Land Rover, Range Rover Sport”, aktualisht ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.