Greqi, 19 maj 2014 – Policia greke dhe prokurori në Katerini kanë identifikuar 5 shqiptarët që grabitën dhjetra makina dhe shtëpi në Pire, Larisa dhe Korithn, teksa ka publikuar fotot e tyre.
Fillimisht, policia arrestoi një shqiptar 25-vjeçar , i cili së bashku me një bashkatdhetar kishin grabitur një agjenci më 15 maj.
Kështu, në pranga kanë rënë Paulin Gjoka, 25 vjeç, Marko Frroku, 35 vjeç, Klaudio Gjoka, 39 vjeç, Tonin Ndoci, 30 vjeç dhe Mark (Ilir) Gjoka, 35 vjeç.
Kundër tyre rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në mënyrë të përsëritur. Rezulton se ata kanë grabitur me dhjetra shtëpi dhe biznese në këto zona të Greqisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





