17 shtator 2015 – Policia greke i ka pritur me shkopinj gome tifozët e Bajernit të Mynihut, vetëm pak minuta para nisjes së sfidës së Ligës së Kampionëve mes Olimpiakosit dhe bavarezëve. Tifozët e Bajernit janë ngjeshur për të hyrë në stadium, i cili ndodhet në Pire të Athinës. Mirëpo, duket se sfida është tensionuar ende pa nisur.
Pamjet e filmuara nga “Sky Sport” tregojnë policinë greke që dhunon tifozët bavarezë. Probleme të ngjashme ka pasur edhe me tifozët e Borusias së Dortmundit dhe Shalkes, kur janë ndeshur me ekipe greke. Shumë komente në rrjetet sociale e kanë cilësuar si hakmarrje ndaj masave shtrënguese që Merkeli dhe BE-ja i imponuan qeverisë greke.
/portali DurresLajm/