20 qershor 2015 – Policia e Durrësit zbardh dëshminë e 49-vjeçares Merjeme Agalliu, e cila sipas PD-së është sekretare në një qendër votimi. Por, gati 12 orë pas denoncimit nga ana e PD-së, vetë policia, me një deklaratë pohon se nuk ka lidhje me zgjedhjet apo arsye politike. “Në Komisariatin e Policisë Durrës, më datë 19.06.2015 rreth orës 21.00 është paraqitur shtetësia Merjeme Agalliu 49 vjeçe, banuese në Durrës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Ajo ka njoftur se në kohën kur po shkonte për në banesën në lagjen Nr.6 Durrës një person i pa njohur nga ana e saj i është afruar dhe pasi e ka kapur nga flokët e ka rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Më tej e dëmtuara është larguar duke shkuar ne urgjencën e spitalit civil Durrës ku mbasi ka marrë mjekime është larguar për në banesën e saj.

Rreth orës 01:00 te datës 20.06.2015, nga ana e Punonjësve të Policisë shtetases së mësipërme ,i është marrë deklarimi lidhur me rrethanat e ngjarjes, ku ndër të tjera ka sqaruar se "nuk i përkas asnjë partie politike dhe përjashtoj çdo mundësi që dhuna fizike të jetë për shkaqe politike, por për konflikte te meparshme".

Sqarojmë së në ngarkim të kësaj shtetasje pranë Komisariatit të Policisë Durrës janë bërë dy kallëzime, konkretisht: Kanosje dhe Fyerje me datë 11.11.2014, si dhe Fyerje më datë 01.04.2015.

Policia po punon për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”