Forcat e policisë kanë hapur valixhen e dyshimtë që gjetën në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë në afërsi të një kompleksi pallatesh.

Brenda valixhes u gjetën rroba dhe asnjë send i dyshimtë apo rrezikshëm.

Mesa duket valixhja ishte harruar në rrugë, duke bërë që të alarmonte policinë dhe të bëhej rrethimi i zonës.

Valixhja u hap përmes shpërthimit të kontrolluar nga autoritetet.